Në Emeritus Center, profesorja e ndërton vetë materialin e kursit, duke seleksionuar matarialet më të përshtatshme në varësi të nevojave gjuhësore të studentit. Përcaktimi i nevojave gjuhësore të studentit bëhet me anë të një Testimi Hyrës, i cili aplikohet në fillim të kursit.
Në Emeritus Center punohet në bazë të matësve të nivelit të synuar të njohurisë së studentit, sic përkufizohen nga Kuadri i Përbashkët Europian i Referencës për Gjuhët (CEFR). Metodat më prestigjioze të njohura sot për matjen e nivelit të njohurisë në gjuhën angleze janë: Cambridge Examinations, TOEFL iBT (për anglishten amerikane), IELTS (për anglishten britanike), TOEIC (për komunikim profesional).
Ka dy lloje statusi për aplikantët në kurset e Emeritus Center:
- status i hapur — 750 L/orë mësimore
- status ekskluziv — 1,000 L/orë mësimore
Në status të hapur regjistrohen ata aplikantë që dëshirojnë të studiojnë në grup, ndërsa në status ekskluziv regjistrohen ata aplikantë që dëshirojnë të punojnë vetëm për vetëm me profesoren. Seancat e vecanta të konsultimit për aplikim në universitete jashtë Shqipërisë kanë një tarifë prej 1,500 L/orë mësimore.
Materialet e studimit, përfshirë audio & video, ofrohen pa pagesë për të gjithë aplikantët e regjistruar.